
Analisti Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka folur rreth takimit që pritet të ndodh mes Kurtit dhe Vuçiq më 14 shtator.
Sipas tij me këtë datë nuk do të ketë Asociacion dhe se vendi shumë shpejt mund të shkojë në zgjedhje.
Çollaku shton se këtë e ka thënë Kurti përmes kryeparlamentarit Konjufca.
Ai gjithashtu e krahason Glauk Konjufcën me Hajredin Kuçin.
“Konjufca në opinion është i këndshëm por ky është një mashë e zotit Kurti që e përdor, a e din Hajredini qe u kon te Hashimi qe i thojke dil Hajër gjujë diqka, i njëjti sen, ky është një sinjal që nuk do të ketë me 14 shtator Asociacion dhe mund të shkojmë në zgjedhje shpejt, këtë Kurti e ka gjuajtë përmes Konjufcës, unë e shoh ashtu”, tha ai.