Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Del videoja kur futbolliti Jasir Asani ishte sulmuar nga disa huliganë në vitin 2015

Gazeta10
12 September 2023 - 15:26

Një video në rrjete sociale ka qarkulluar ku në vitin 2015-të futbollisti me prejardhje nga Shkupi Jasir Asani kishte pësuar grushta nga disa huliganët maqedonas.

Pamjet nga kjo rrahje e futbollisti i kombëtares shqiptare kanë qarkulluar tashmë kudo në rrjet.

Ai në një intervistë për një medium maqedonas kishte deklaruar se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.

“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger?. Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.

Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.

“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë.

Po ashtu vlenë të kujtojmë se futbollisti ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, aty ku shënoi një gol fantastik nga distanca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.