
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në “facebook” ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas Hotit, dështim i radhës i kësaj qeverie janë subvencionet.
“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dine” ka thënë Hoti.
Tutje, deputeti Hoti tha se ndonëse janë bërë tri vite qeverisje, nuk kanë ide për çështjet e ekonomisë së vendit.
“Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti” tha ai.