
Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës ka vizituar në ditën përmbyllëse festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest”.
Kurti këtë vizitë e bëri nën shoqërimin e Hajrulla Çekut – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, transmeton Gazeta10.
Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se Kurti ka përgëzuar organizatorët për organizimin e festivalit, njëherësh dhe për promovimin e kulturës së rrushit.
Edicioni i 20-të i këtij festivali,- është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku përgjatë tri ditëve ka ofruar program të pasur artistik dhe kulturor.
Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj./Gazeta10