
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në emisonin “Raport” ka folur rreth takimit të sotëm në Bruksel.
Sipas tij kryeministri Kurti dëshiron ta mbajë temë Asociacionin që ti mbulojë dështimet e tij, raporton Gazeta10.
“Pjesa më e rëndësishme në politikë është ajo çfarë nuk thuhet jo ajo çfarë thuhet, dhe çfarë nuk thotë zoti Kurti është që ky dëshiron ta mbajë temën e Asociacionit si temë që mbulon krejt dështimet e mbrendshme, totalisht dështimet e mbrendshme, ky dëshiron ta mbajë veriun si temë nacionale dhe Albin Kurti mbas Hashim Thaçi ka më shumë ditë të qëndrimit në Qeveri, ka 1200 ditë në Qeveri më shumë se të gjithë kryeministrat e tjerë që kanë qëndru, çfarë ka bërë për këto mandate, asgjë prandaj veriun e ka si një kartë të manipulimit të opinionit publik”, tha ai në “Raport”./Gazeta10