Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“A e din çka është njohja, z.Gashi?”- Përplasen Gashi e Çollaku

Gazeta10
14 September 2023 - 21:31

Një përplasje në mes gazetarit Adrian Çollakut dhe komentatorit Blerim Gashi ka ndodhur në emisionin “Politiko”, rreth mosmarrëveshjes së madhe të Kurtit dhe Vuçiq.

Gazetari Çollaku ka thënë se në këtë marrveshje Kurti ka hequr dorë nga njohja dhe se tashmë po e kupton që nuk është njohja dhe Asociacioni në marrëveshje.

“Në këtë marrveshje është hequr dorë nga njohja zotit Kurtit sot i ka ra në mend që s’qenka njohja në qendër po Asociacioni dmth një marrëveshje që e ka mbështetur vazhdimisht nuk e ka njohur sot në një formë apo tjetër është kondratiktor ose atëherë ka qenë gabim ose tash se në këtë marrëveshje dhe në këtë aneks nuk flitet për njohje flitet për 39 marrëveshje dhe njëra prej tyre është Asociacioni. A e din çka është njohja, z.Gashi?”, ka thënë ai.

Çollaku po ashtu në fund është shprehur se nuk pret asgjë nga ky takim./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.