
Mbrojtësi anglez, Reece James, do të mbetet edhe për shumë vite në “Stamford Bridge”, shkruan Gazeta10.
James do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me ‘Blutë e Londrës’, që e mban atë te ky klub deri në vitin 2028.
Anglezi cilësohet si njëri nga futbollistët më të mirë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.
Real Madridi ishte tash e një kohë i interesuar për shërbimet e tij, por duket se James nuk do të largohet nga Londra. /Gazeta10/