
Manchester United ka arritur një fitore të madhe në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në Premier League, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në “Old Trafford”, Unitedi kaloi në epërsi me anë të golit të shënuar nga Antony.
Antony shënoi në debutim për ‘Djajtë e Kuq’.
Arsenali arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 60-të të ndeshjes, golashënues ishte Bukayo Saka.
Vetëm pak minuta më vonë, Unitedi e gjeti sërish golin e epërsisë me anë të sulmuesit, Marcus Rashford.
Rashford e vulosi fitoren e Unitedit, ku arriti të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Me këtë fitore Unitedi renditet në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa me këtë disfatë Arsenali vazhdon të mbetet në krye të tabelës. /Gazeta10/