
Një person ka humbur jetën mesditën e së hënës pasi i njëjti është goditur nga një veturë në qendër të Drenasit.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se ngasësja është arrestuar.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar” ka thënë Ahmeti./Gazeta10