Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Keqtrajtimi i 3 vjeçarit në Fushë Kosovë, reagon ministrja Nagavci

Gazeta10
19 September 2023 - 10:16

Ministrja Arbëri Nagavci ka reaguar në facebook pas keqtrajtimit të fëmijës në çerdhen në Fushë Kosovë.

Ajo tha se dhuna është e papranueshme derisa ka paralajmëruar se do të merren masa për rastin.

“Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme”, njofton ministrja.

Reagimi i plotë:

Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.

Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.

MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.