
Pas rastit që ndodhi në një kopsht në Fushë-Kosovë, avokati i familjes së fëmiut, Nasuf Hasani, ka dhënë detaje të rastit duke thënë se edukatoret kanë kryer vepër penale dhe se policia tashmë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për dy edukatorët.
Ai në emisionin “Raport”, Naim Sadikun ka thënë se sipas legjislacionit në fuqi edukatorët me veprimet e tyre kanë kryer penale. Sipas tij rasti ka ndodhur të premten dhe nuk është e vërtet që fëmiu nuk ka mundur të qendrojë në kopsht pasiqë i njejti për dy vite ka qëndruar në një kopsht tjetër.
“Që nga e premtja djali është në gjendje të rëndë shëndetësore sepse ka pësuar trauma”, tha avokati.
Sipas tij përveç që nuk flen djali frikësohet që të largohet nga prindërit.
Avokati ka thënë se drejtoresha e kopshtit ka qenë konstruktive dhe nuk e amnistuar rastin. /Gazeta10/