
Pas ngjarjes tragjike në Malishevë, qytetari i cili kishte punuar në të njëjtin vend me Zogajn dhe Bashën, ka shprehur pikëllimin e tij përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka kujtuar miqësinë mes dy personave të përfshirë në këtë rast, duke thënë se është e pabesueshme që mund të vihej deri në këtë situatë.
“Nga miqesija qe kishit ju nuk e kisha besu qe do ju shihna keshtu ish koleg e mi Ngushllime Familjes shokve edhe kolegve edhe ish kolegte nga Bechtel-Enka R7 R6 Pusho ne paqe Avni Basha”, shkroi ai në Facebook.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes dy personave të përfshirë.