
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qendrimit të saj në Nju York ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në fotografinë e publikuar në rrrjetin social “X” ajo shihet me Biden, Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden dhe Zotërinë e Parë të Kosovës, Prindon Sadriun.
“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani. /Gazeta10/
The Alliance of Freedom! An ever-lasting Alliance! 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/IipUT3ImP4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 21, 2023