Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Deputetja e LDK-së: S’i kemi numrat prandaj s’bëjmë filma, po t’i kishim do ta rrëzonim menjëherë Qeverinë

Gazeta10
21 September 2023 - 18:01

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sipas saj LDK-ja nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar Qeverinë dhe Kurti duhet të jap dorëheqje, raporton Gazeta10.

“Në si Lidhje Demokratike e Kosovës nuk kemi numra për me e rrëzu Qeverinë, është mirë zoti Kurti duke e pa paaftësinë e tij mu tërheq vet, sepse ne me pasë numra për me e rrëzu Qeverinë sigurisht që e kishim rrëzu deri tash, sigurisht që e kishim votu mocionin për rrëzimin e Qeverisë, sepse edhe një ditë qe rrinë Kurti në pushtet është dëmë i madh për qytetarët, sa ma herët që zoti Kurti shkon prej shpije aq ma mirë është për Republikën tonë”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.