Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abdixhiku për vrasjen e policit në veri: Në këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë

Gazeta10
24 September 2023 - 10:53

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me vrasjen e një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në Banjskë të Leposaviqit, sot në orët e para të mëngjesit.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shprehi ngushëllimet më të thella familjes së policit të vrarë. Policit të plagosur, Alban Rashiti, ndërsa i uroj shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri”, ka shkruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit.

Ai ka kërkuar nha institucionet e rendit e drejtësisë “tē sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, duke shtuar se “ë këto momente të vështira, Kosovës i duhen miq e aleatë. Me ta, bashkë, do të kapërcejmë secilën sfidë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.