
Në emisionin “Politko”, sot është diskutuar për armatinin i cili është gjetur nga sulmuesit të cilët kanë vrarë një policë kosovarë.
Për këtë ka folur edhe eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ku për këtë sulm terroristë në Banjskë ka thënë se ishte një armatim tipik komandoje.
“Është një armatim tipik i komandoje të organizuar mir e cila ka parashikuar aksione në thellësi të territorit se përse ka ndodhur aty dhe në çfarë rrethana është ndodhur ajo njësi aty dhe si ka hasur në kontakt me Policinë e Kosovës mbetët shumë për të diskutuar dhe hulumtuar”, ka thënë ai.