Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista Serbe reagon dy ditë pas sulmit në veri, thotë se dy serbë u vranë pasi u dorëzuan

Gazeta10
26 September 2023 - 10:55

Dy ditë pas ngjarjes që ndodhi të dielen në Banjskë të Mitrovicës, ka reaguar edhe partia Lista Serbe,

 “Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë “popullit serb nga Kosova dhe Metohia”, shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të vrarë dhe të policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”.

Lista Serbe këtë reagim e bëri rreth 36 orë pas vrasjes së policit, por edhe pas luftës njëditore mes grupit të armatosur të terroristëve dhe Policisë së Kosovës.

 “Ne po bëjmë të ditur se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të cilët janë vrarë në mënyrë të gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar”, pretendojnë ata.

Lista Serbe i ritheksoj fjalët e liderit të tyre suprem, presidentit serb Vuçiq duke pretenduar se “më shumë se një vit jemi duke e paralajmëruar se regjimi i Prishtinës po kryen presion ndaj serbëve dhe se çdo ditë po provokon “reagimin e popullit”. Për fat të keq ndodhi ajo “çfarë dëshironte Kurti”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.