
Octoberfest është festivali folklorik më i famshëm në Gjermani dhe mbahet çdo vit në qytetin e Mynihut, ai njihet globalisht si festivali më i rëndësishëm i birrës në botë ku gjermanët të veshur me veshje tradionale promovojnë kulturën e tyre materiale.
Këtë vit në këtë festival krahas veshjeve gjermane diaspora jonë u kujdes që turistët të shohin edhe veshjet tona tradicionale që dallojnë shumë nga ato që promovojnë gjermanët në festival, raporton Gazeta10.
Afaristi i suksesshëm nga Kosova që vepron në Gjermani, Isak Neziri së bashku me mergimtarin Mentor Mazreku, kanë vizituar festivalin e famshëm dhe kanë shetitur përgjatë tij me veshjet tona tradicionale duke marrë vëmendjen e mijëra pjesëmarrësve nga e gjitha bota.
Neziri në rrjetin social “Facebook” ka shkuar se e veçanta e kësaj feste është paraqitja me veshje tradicionale. “Të tilla i patëm edhe ne, por me veshje shqiptare”, ka shkruar afaristi i njohur Neziri.
Promovimi i kulturës sonë tradicionale në festivale të tilla me famë botërore, para mijëra turistëve nga e gjitha bota është një shembull i mirë i kontributit të diasporës sonë si ambasador të shtetit, kombit dhe kulturës sonë të lashtë. /Gazeta10/