
Në orët e vona të së mërkurës në Rrugën C në Prishtinë është djegur një veturë.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta 10 shihet se makina është djegur terësisht nga zjarri por që përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se vetura e përfshirë nga zjarri është djegur e tëra.
“Sot rreth orës 04:30, është raportuar se në rrugën “C” në Prishtinë , një veturë është përfshirë nga zjarri, e cila është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar” ka deklaruar Ahmeti.
Zëdhënësja Ahmeti po ashtu pohoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave mbi rastin.
