Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Zëra të vetmuar nga opozita” – Për kë e ka fjalën Enver Dugolli?

Gazeta10
28 September 2023 - 21:01

Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli ka folur për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ne Kuvendin e Kosovës është diskutuar për situatën e ndodhur të 24 shtatorit të këtij viti.

Dugolli tha se diskutimi i sotëm në Kuvend për ngjarjen në veri nga opozita kishin vetëm disa zëra të vetmuar.

“ Sot Kuvendi i Kosovës dhe deputete e miratuan rezulutën që dënuan fuqishëm agresionin e këtij informacioni, terrorist dhe ushtarak që ndodhi më 24 shtator të këtij viti. Ndodhi diçka në Kuvendin e Kosovës ajo që pritje faktikisht, kisha për të thënë që nga 24 shtatori me përjashtim te disa zërave të cilat kanë qenë farë të vetmuar dhe përgjigja ma e mir e tyre ishte pajtim i deklarimeve të lidërshipit të partive politike opozitare”, ka thënë Dugolli

Tutje ai tha se këta zëra të vetmuar janë ato të partive të cilat nuk u pajtuan me deklarimet si PDK-ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.