
Në mëngjesin e së dielës, banesa e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka qenë cak i një vjedhjeje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se hajnat kanë depërtuar në banesën e ministres dhe aty kanë kryer një vjedhje.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.
Policia e ka informuar Prokurorinë e Shtetit dhe rasti është në hetim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.