Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fushë Kosova pret Prishtinën në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë

Gazeta10
02 October 2023 - 13:20

Fushë Kosova dhe Prishtina do të përballen në ndeshjen e fundit të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë.

Do të jetë një duel shumë interesant me dy skuadrat që po kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Fushë Kosova nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e para të zhvilluara në Superligë, ku ka marrë vetëm një barazim dhe ka pësuar pesë disfata.

Në anën tjetër Prishtina pas një starti të mirë në katër duelet e fundit ka marrë vetëm tre pikë, duke barazuar në tre duele dhe duke pësuar një disfatë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga kjo përballje e cila zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan me fillim nga ora 15:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.