
Pavle Djurisic është përforcimi më i ri i klubit të basketbollit Prishtina, shkruan Gazeta10.
Djurisic është 22-vjeçar, i gjatë 207 cm dhe luan në pozitën Alo-Qendër.
Malazezi ka zhvilluar karrierë në kolegjet e SHBA-së, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit Phoenix Brussels, në elitën e basketbollit belg.
Në edicionin e kaluar me ekipin belg, Djurisic për 26 ndeshje ka arritur mesatare prej 13.0 pikë dhe 5.7 kërcimesh për ndeshje dhe ishte vlerësuar si lojtari më i dalluar i ekipit.
Prishtina ndeshjen e parë sezonale në elitën e basketbollit kosovar e luan në shtëpi ndaj Pejës. /Gazeta10/