
Ana Bërnabiq – Kryeministre serbe, sot gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës, ka thënë se nuk sheh demokraci në Kosovë.
“Sa i përket deklaratës së Kurtit për demokracinë unë do të isha jashtëzakonisht e kënaqur që të shoh demokraci këtu sepse populli serb i Kosovës do të përfitonte nga kjo”, ka thënë ajo në një konferencë për medie.
Më tej, ajo ka thënë se nuk sheh demokraci në Kosovë, pasi që këtë vit u është ndaluar votimi atyre.
“Një tjetër që duhet respektuar janë marrëveshjet ndërkombëtare, Prishtina nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit për themelimin e Asociacionit tash e nëntë vjet”, ka thënë Bërnabiq./Gazeta10