Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Flas pak edhe serbisht”- Futbollisti kosovar befason me deklaratën në një konferencë për shtyp para përballjes me ekipin serb

Gazeta10
05 Tetor 2023 - 10:55

Futbollisti kosovar, Andi Zeqiri ka qenë pjesë e konferencës për shtyp para ndeshjes Çukariçki – Genk, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

 Futbollisti i njohur që fillimisht i tha ‘po’ Kosovës e më pas e zgjodhi Kombëtaren e Zvicrës, derisa në Serbi u pyet për origjinën e tij, befasoi duke thënë se i di disa fjalë edhe në gjuhën serbe.

 “Familja ime jeton shumë afër Serbisë. Madje unë flas pak serbisht”, deklaroi Zeqiri në konferencë për media, shkruan mediumi serb, transmeton Gazeta10.

Ai tutje tha se bashkë me shokë do të japin gjithçka nga vetja për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj ekipit serb.

“Të luaj në Evropë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Shpresoj që të arrijmë sa më shumë fitore dhe të shkojmë sa më larg. Megjithatë, ne përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe jemi të fokusuar në çdo lojë, nuk mendojmë më larg. Do të japim gjithçka për ta arritur një rezultat pozitiv”, vazhdoi sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Çukariçkit dhe Genkut do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.