
A vuajmë nga komplekset dhe si ndikojnë ato në shëndetin mendor ishte tema që u trajtua në emisionin “Dita e Re”, në program të mëngjesit në Kanal10, me të ftuaren në studio Neuropsikologen Elma Miftari.
Në lidhje me pyetjen e parashtuar në emision, Neuropsikologia Miftari tha se e gjithë shoqëria vuajnë nga komplekset që por sipas saj më shumë vuajmë nga disa ide ose mendime që nuk janë të shëndetëshme pasi na dëmtojnë në aspektin emocional dhe social dhe sipas saj komplekset përgjithësisht ndikojnë në jetën e njeriut në stil të jetesës dhe në raport me të tjerët.
“Të gjithë njerëzit e kanë një kompleks specifik në varet se si e shprehim më shumë apo më pak, por nëse themi se a kemi komplekse si shoqëri mund të themi se me shumë vuajme nga disa stereotipe ose konformohemi shumë me disa ide që ndoshta nuk janë të shëndetshme na dëmtojnë emocionalisht na dëmtojnë socialisht po që ne përshtatemi dhe realizojmë ato ide”, tha Miftari.
Tutje ajo theksoi se komplekeset janë të njejta për të dy gjinitë si meshkujt po ashtu dhe femrat, por sipas saj komplekset që përkojnë nga natyra fizike i shprehin më shumë gjinia femërore.
“Në mendimin tim dhe sa kam punë me pacient çdo ditë normalisht komplekset janë të njejta për të dy gjnit pa dallime, normalisht komplekset me natyrë fizike zakonisht i shprehin më shumë gratë dhe vajzat po kjo nuk do të thotë që për komplekse fizike nuk vuajnë edhe meshkujt”, përfundoi Miftari.