
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur rreth përfundimit të autostradës Mitrovicë – Prishtinë.
Sipas tij kjo autostradë pritet të përfundojë brenda një viti, raporton Gazeta10.
“Kemi pasurë një takim me kryeministrin para pak ditësh dhe është shtruar kjo pyetje nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe është premtuar se brenda pak ditësh do të nënshkruhet kontrata me operatorin dhe afati sipas minitrit të infrastrukturës, Liburn Aliu, autostrada do të mbarojë brenda një viti”, tha ai në Kanal10.