
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në emisionin “Politiko” ka komentuar provokimin në mes të deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi dhe deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.
Sipas saj, deputetat e VV-së flasin tinëz dhe mbas shpine kur nuk i dëgjon askush, raporton Gazeta10.
“Deputetat e Vetëvendosjes janë deputet të cilët e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, do të thotë flasin tinëz e mbas shpine kur nuk i ndëgjon, ndërsa Bekë Berisha ishte me mikrofon dhe nuk mund të fshihej, këta ishin në kushte të pabarabarta, po ta kishte mikrofonin dhezë Adnan Rrustemi nuk do ta kishte provoku Bekë Berishën, në mënyrën si e ka provoku”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10