
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Sunaj Keçi e Omer Bunjaku, drejtor sportiv i Ballkanit.
Analisti i përhershëm i emisioni “Kampionët”, Liridon Leci tregoi analizën e tij rreth ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb.
“Ballkani para ndeshjes ka qenë favorit për mua, ashtu edhe doli, madje Ballkani fitoi me lojë bindëse” – tha ai.
Tutje, ai foli pak për lojën e Ballkanit dhe për cilët lojtarë kanë barrën kryesore në ekip.
“Loja e Ballkanit gjithmonë është stabile, edhe atë natë po ashtu. Lojtarët më të mirë të asaj nate ishin Qëndrim Zyba, Almir Kryeziu, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica e Edvin Kuc, të cilët janë barra kryesore e ekipit” – përfundoi ai.