
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Lulzim Kolgeci, Jeton Gashi, Avni Haxhiu dhe Betim Qerkini.
“Jemi të kënaqur me arritjet e klubit deri më tani, kemi një ekip cilësore dhe kemi treguar se jemi të organizuar” – tha zyrtari i klubit Dinamo të Ferizajt.
Në vazhdim ai foli rreth çështjes së shortimit të klubit nga Grupi B në Grupin A të Ligës së Parë.
“Kemi menduar se i përkasim Grupit B, por gjërat tashmë kanë ndodhur, kampionati ka filluar e andaj jemi pajtuar me këtë vendim, për ne kjo është çështje e mbyllur” – përfundoi ai.