
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës, kombëtares së Kosovës dhe rreth Ligës së Parë.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Lulzim Kolgeci, Jeton Gashi, Avni Haxhiu dhe Betim Qerkini.
“Unë mund të konfirmoj se klubi i Suharekës këtë sezon synon Superligën e Kosovës, pasi kemi bërë investime të mëdha në këtë edicion” – tha ai.
Suhareka renditet e dyta në tabelë në Grupin A me 16 pikë të tubuara në 8 ndeshje, gjersa sfidën e fundit fitoi 4-1 si vendas ndaj Rilindjës 1974.