Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Obiliqit në përgatitje të Hartës Zonale, fton në takim bizneset dhe ndërmarrjet publike

Gazeta10
09 October 2023 - 11:43

Komuna e Obiliqit e udhëhequr nga Xhafer Gashi ka njoftuar që në kuadër të përgatitjeve që po bëhen në finalizimin e dokumentit strategjik të planifikimit hapësinor, hartës zonale, me datë 12.10.2023 do të mbajë takim të përbashkët me biznese dhe ndërmarrje publike, raporton Gazeta10.

Ajo iu ka bërë thirrje bizneseve dhe ndermarrjeve publike që operojnë në territorin e komunës së Obiliqit që të marrin pjesë në këtë takim, siç thuhet në njoftim për të diskutuar rreth projekteve të tyre në mënyrë që ato të inkorporohen në hartën zonale për përiudhën 8 vjeçare.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet me datë 12.10.2023, në sallën e kuvendit komunal të Obiliqit, duke filluar nga ora 14:00. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.