Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit 

Gazeta10
05 September 2022 - 23:36

Lutfi Haziri – Nënkryetari i LDK-së, e ka komentuar vizitën e kryeministres serbe, Ana Bërbaniq në Kosovë, dhe atë në Preshevë të zv/kryeministrit Besnik Bislimit dhe Ministres Arbërie Nagavci. 

Haziri ka thënë se “se zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit”, transmeton Gazeta10. 

Ai më tej ka thënë se në Preshevë do t’i mirëpresin edhe kur të njëjtin i harrojnë, e nuk ua japin dy milionë eurot e premtuara. 

Postimi i plotë: 

Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare. 

Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit! 

Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara! 

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.