
Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka folur rreth temës së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të pranojë të kthehet në dialog derisa ti largohen sanksionet ndaj saj, raporton Gazeta10.
“Situata që ka ndodh me 24 shtator e ka ndryshuar gjendjen faktike, në këtë situatë ne kemi më shumë përparësi dhe është shumë e drejtë që institucionet tona të kërkojnë heqjen e sanksioneve, neve na sulmon një grup terrorist të cilët dihet në mënyrë direkte ose indirekte janë të lidhur me Vuçiqin, bile mendojë që në një formë apo tjetër Vuçiqi është mprapa këtij sulmi, dhe ne të shkojmë atje sikur ska ndodhur asgjë, prandaj kryeministri së bashku me presidenten duhet të kenë një qëndrim që nuk kthehemi në dialog pa heqjen e sanksioneve, pa ia ngreh veshin Serbisë nuk duhet të kthehemi në dialog”, tha ai në Kanal10./Gazeta10