Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi për Lulzim Hetemin: Është në nivel të detyrës, shpejt nxjerr dy vendime të rëndësishme

Gazeta10
12 October 2023 - 11:03

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një konference për media  ka thënë se kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi, vazhdon të qëndrojë brenda objektit komunal edhe pas gati pesë muajsh.

Kryetari i zgjedhur i Leposaviqit, kishte hyrë në objektin komunalë më 29 maj të këtij viti dhe që prej atëherë ndodhet i ‘ngujuar’ brenda zyrës.

I pyetur në konferencë rreth situatës së Hetemit, ministri Elbert Krasniqi tha se “ai është në nivel të detyrës”.

“Sigurisht, ai është në nivel të detyrës dhe në zyrë. Unë besoj që ai është duke e bërë një punë të mirë. Duhet të vlerësohen vendimet që ai i ka ndërmarrë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Hetemi është afër të nxjerrë dy vendime të reja, të rëndësishme, që do t’i kontribuojnë qytetarëve të Komunës së Leposaviqit.

“Në takimin tim të fundit me të, unë kuptova që tashmë është shumë afër që edhe buxhetin e Komunës së Leposaviqit ta vendos në të mirë të qytetarëve dhe shumë shpejt do të vazhdoj me një skemë të subvencionimit të bujqve në Komunën e Leposaviqit”, u shpreh Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.