Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti i gëzohet fitores së dyfishtë: Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar

Gazeta10
13 October 2023 - 8:53

Kosova dhe Shqipëria dje shënuan fitore me rezultate të njëjta, 3:0.

Shqipëria mposhti në shtëpi Republikën Çeke dhe kësisoj mund të themi se do të kualifikohet në Evropian.

E në anën tjetër, Kosova shënoi fitoren e parë në këto eliminatore, duke e mposhtur Andorrën në udhëtim.

Këtyre dy fitoreve iu gëzua edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova. Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar. Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona”, shkroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.