Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj kritika qeverisë Kurti: Sot dy vjet, zero njohje, asnjë anëtarësim

Gazeta10
06 Shtator 2022 - 11:10

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar se sot janë bërë dy vjet prej që Kosova s’ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, raporton Gazeta10.

Hoxhaj ka thënë se për dy vite Kosova s’ka nënshkruar asnjë marrëveshje me BE-në dhe se politika e Jashtme është në rënie të lirë.

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar ai.

Kosova njohjen e fundit e ka pranuar nga shteti i Izraelit më 4 shtator 2020, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.