Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Huqja’ e përkthimit të deklaratës së Macronit që pezmatoi Kosovën – flet Visar Xani

Gazeta10
17 October 2023 - 17:44

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Visar Xani ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron lidhur me Kosovën dhe liberalizimin e vizave.

Xani në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku ka thënë se ishte një lloj keqinterpretimi në media që pastaj pamë një reagim të presidences franceze për ta sqaruar deklaratën.

“Për Francën ende është e hapur çështja e liberalizimit të vizave dhe është e ndërlidhur me çështjet politike”, tha Xani.

Ai tutje tha që deklaratat politike të vendeve nacionale nuk duhet të jetë shqetësuese në aspektin e vizave por jo edhe në aspektet tjera.

Xani tha se duhet të këtë një kontakt intensiv me Francën dhe të sqarohen keqkuptimet sepse ajo është një faktor i rëndësishëm në Evropë.  

“Vizat janë çështje e mbyllur por mesazhi i Francës ishte që Kosova të mos vendos kushte por të kryej obligimet që ka marrë nga marrëveshjet”, tha tutje Xani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.