
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Liridon Leci.
“22 futbollistët që u paraqitën në ndeshjen e sotme në “Zahir Pajaziti” ishin më të mirët në futbollin e Kosovës, përfshirë edhe Ballkanin.” – tha ai.
Leci pati disa fjalë për ish-klubin e tij, Dritën, me të cilën u shpall dy herë kampion i Superligës së Kosovës.
“Kur po i shoh emrat e lojtarëve të Dritës po mendoj se si ka mundësi që një ekip si ky mos të shënojë të paktën 7 ose 8 gola në çdo ndeshje. Mendoj se në lojën e dobët fajtori kryesor është trajneri i Dritës.” – shtoi ai.
Tutje, trajeri i Flamurtarit pati disa fjalë edhe për trajerin e Llapit, Tahir Batatina.
“Tahir Batatina sot u tregua frikacak, ia mundësoi lojën që Drita e dëshiron, andaj pësoi humbje në ndeshjen e sotme.” – përfundoi ai.