
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Behar Maliqi, lojtar i KF Feronikeli ’74.
“Shumica e lojtarëve te Drita janë pjesë që nga viti i kaluar, andaj ka edhe kimi të mirë mes tyre, ndërsa në anën tjetër Llapi ka ndryshuar komplet ekipin, kjo mendoj se po e penalizon në këtë kampionat në ndeshjet e mëdha” – tha Maliqi.