Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Turpi paska adresë dhe emër, në kohë fushate na thoshit minatorë jemi me ju”-Shpërthen ish minatori ndaj Kurtit

Gazeta10
25 October 2023 - 12:35

Ish praktikanti i Trepçës dhe bir i minatorit, Arsim Musa, përmes një postimi ju është drejtuar krerëve të shtetit.

Musa që njihet edhe për aktivizimin e tij dhe njëherit është edhe kryetar i Tunelit të Parë vazhdimisht adreson shqetësime të qytetarëve, shkruan Jepi zë.

Ai kohë parë kishte pasur takim edhe me Kurtin për çështjen e punëtorëve të Trepçës, ndërsa tani Musa ia ka kujtuar qeverisë se kanë 700 milion euro në sirtarë dhe po lejohet kjo gjendje e minatorëve

Postimi i plotë:

“Buka dhe Minatorët nën 800 metra”

TURPI PASKA ADRESË DHE EMËR

Kryeminister i Kosovës Albin Kurti,

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca,

Ministre Ekonomisë Artane Rizvanolli,

Deputet te Kuvendit dhe Kosovës,

Menaxhment Ndërmarjes Trepçës Sh.A,

700 milionë €uro po ju rrinë në sirtar në Istitucionet e lartë përmendura,

Kaluan 26 orë kur luajtë e Minierës u futën në Grevë,për mos marrje të pagës dhe kushtet e tmerrshme në Minierën Trepça,

Të gjithë Kosova duhet të ju përkrahë për këto pa drejtësi qe po ju bëhen,

Në Kohë Fushate thoshin Minator jemi me juve,

Tashmë nuk po kah kohë janë të zën tuj shiku

Big Brather,

Djalë i Minatorit të Grevës 1989,

me nr pagës 1397,

Dhe ish Praktikant i Trepçës Arsim Musa

25 Tetor 2023,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.