Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti ende pa koment, Rama e përgëzon për pranimin e planit të ri për Asociacionin

Gazeta10
26 October 2023 - 16:13

Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi në platformën X e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pranimin e propozimit të re të BE-së për zgjidhjen e situatës me Asociacionin.

Rama tha se kjo është një pikë kyqe.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.” – ka thënë ai.

Rama ka shtuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të punojnë ngushtë me partnerët perëndimor dhe se rajoni meriton paqe.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.” – shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.