Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kukaj: Qasja e gabuar e lojtarëve të Dritës në ndeshjen ndaj Lirisë

Gazeta10
29 October 2023 - 23:05

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Liridon Kukaj, ndihmëstrajner te Kosova U21.

“Në ndeshjen ndaj Lirisë, qasja e lojtarëve ishte e gabuar, andaj edhe erdhi barazimi, një barazim që në taborin e Dritës duhet të cilësohet si humbje” – tha ai.

Kukaj foli edhe për Lirinë dhe për trajnerin e saj.

“Në skuadrat e ‘vogla’ si Liria vërehet edhe dora e trajnerit, në mënyrën se si ai i motivon lojtarët për t’u përballur me një kundërshtar si Drita e mbi të gjitha për të nxjerrë një barazim.” – shtoi ai.

Tutje, Liridoni pati edhe disa fjalë për trajnerin grek të Dritës, Akis Vavalis.

“Trajneri i Dritës, Vavalis nuk po tregon profesionalizëm, nuk po i përgjigjet mirë kritikëve, duhet të pranojë kritikat e të gjithëve” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.