
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e përkohshëm të pesë të punësuarve në Trepçë, të cilët po grevojnë tash e tetë ditë.
Këshilli në reagim e dënon fuqishëm vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça duke e quajtur përpjekje për të ngulfatur dhe pamundësuar një veprim sindikalist përmes frikësimit të atyre që po bëjnë grevë
KMDLNj i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të reagojnë më zëshëm dhe më fuqishëm për këtë grevë.