Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami për bastisjet: Aksion politik i Speciales, spektakël për t’i mbuluar dështimet në Hagë

Gazeta10
31 October 2023 - 17:44

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, në banesën e të cilit hetuesit e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kryen bastisje sot, tha se aksioni ishte “politik”.

Ai tha para gazetarëve se me këto veprime, Specialja po përpiqet “t’i mbulojë dështimet”.

“Edhe aksioni i sotëm është aksion politik. Ka qëllim politik dhe ka vetëm një qëllim të vetëm: t’i mbulojë dështimet e njëpasnjëshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë”, tha ai, raporton Express.

Behrami e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”.

“Është duke investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo gjykatë”, tha ai.

Me urdhër të Speciales, dje pati bastisje edhe në shtëpitë e ish-këshilltarit të Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.