
Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka komentuar protestën e policëve dhe deklaratën e ministrit Sveçla.
Sipas tij, nëse të ardhurat e policëve janë 2200 euro siç e tha ministri atëherë pse po largohen çdo ditë, raporton Gazeta10.
“Nëse të ardhurat e policëve janë 2200 siç e tha ministri Sveçla atëherë pse po të ikin policët çdo ditë, nëse 2200 euro paskan pagë, e aq shumë ja paska rregullu kushtet, pse vlla po e lëshojnë policët çdo ditë punën, muajëve të fundit ka pasur ikje të mëdha të policëve që e kanë lëshu punën dhe është paralajmëruar se do të ketë edhe ikje tjera, dhe kjo do të duhej ta shqetësonte Sveçlën”, tha ai në Kanal10./Gazeta10