Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeziu: Shërbimet e internetit të Institucioneve të Kosovës ishin cak i një sulmi kibernetik

Gazeta10
06 September 2022 - 21:32

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka thënë se interneti në Institucionet e Republikës së Kosovës ka qenë cak i një sulmi kibernetik, që ishte jashtë Kosovës. 

Sipas Kryeziut, kjo është zbuluar nga ekipi i sektorit të sigurisë së Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, transmeton Gazeta10. 

Më tej, ai ka bërë të ditur se cak i këtij sulmi ishte një IP që kanë qenë të publikuara disa ueb faqe të institucioneve.

Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrur veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit”, ka shkruar ai në Facebook. 

Kryeziu më tej, ka thënë se gjendja është stabile, dhe se ekipi i agjencisë do të vazhdojë të monitorojë ueb faqet e institucioneve./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.