
Në tre vjetorin e arrestimit të ish kryetarit të Kuvendit dhe ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale, ka reaguar vajza e tij duke rikujtuar vizitat te babai në Hagë dhe momentet që ka kaluar gjatë vizitave me të.
“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!
Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde!
Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.
Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkuar ajo në rrjetin social Facebook.