Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gashi: Kosovës i duhen trajnerë si Debatik Curri, shkarkimi i tij nga Prishtina i padrejtë

Gazeta10
05 November 2023 - 23:30

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.

Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar,  Jeton Gashi tha se Kosovës i duhen trajnerë si lloji i Debatik Currit.

“Kosovës i duhen trajnerë të llojit si Debatik Curri, një trajner që si lojtar ka pasur një karrierë shumë të pasur, ka qenë në Shqipëri te kombëtarja dhe për disa vite ka qenë si ndihmëstrajner. Shkarkimi i tij nga  Prishtina është shumë i padrejtë!” – tha ai.

Gashi tutje potencoi një gjë që mungon te trajnerët kosovar.

“Te trajnerët kosovar mungon shumë profesionalizmi. Unë jam stërvitur me shumë trajnerë të mëdhenj gjatë kohës sime si futbollist, mirëpo në krahasim me ta, trajnerët kosovarë janë shumë më dobët” – tha ai.

Më tej, Gashi, si kryetar i klubit të Ulpianës, i ‘premtoi’ trajnerit të tij se nuk do ta shkarkojë, të paktën edhe për një kohë.

“Unë trajner e kam Emin Bajramin, e kam që një vit në krye të skuadrës, andaj siguroj që të paktën edhe për një kohë nuk do ta shkarkojë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.