
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.
Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar, Tahir Lushtaku tha se nuk i kupton kryesitë e klubeve me vendimet e tyre, nganjëherë edhe të çuditshme.
“Problemet e shkarkimit të trajnerëve kosovar po i shoh te kryesitë e klubeve, të cilat po tregohen të padurueshme në drejtim të tyre” – tha ai.
Tutje, ai tha se disa vendime të kryesive në klubet kosovare janë edhe të çuditshme.
“Që nga viti 2008 sa jam në zejën e trajnerit në Kosovë, kam qenë dëshmitar i vendimeve të çuditshme nga disa kryesi, nuk e di pse ndodhin këto gjëra” – përfundoi ai.